Researchers say they’ve figured out what makes people reject science, and it’s not ignorance

Researchers say they’ve figured out what makes people reject science, and it’s not ignorance

A lot happened in 2016, but one of the biggest cultural shifts was the rise of fake news – where claims with no evidence behind them (e.g. the world is flat) and get shared as fact alongside evidence-based, peer-reviewed findings (e.g. climate change is happening).

Researchers have coined this trend the ‘anti-enlightenment movement‘, and there’s been a lot of frustration and finger-pointing over who or what’s to blame. But a team of psychologists has identified some of the key the factors that can cause people to reject science – and it has nothing to do with how educated or intelligent they are.

In fact, the researchers found that people who reject scientific consensus on topics such as climate change, vaccine safety, and evolution are generally just as interested in science and as well-educated as the rest of us.

The issue is that when it comes to facts, people think more like lawyers than scientists, which means they ‘cherry pick’ the facts and studies that back up what they already believe to be true.

So if someone doesn’t think humans are causing climate change, they will ignore the hundreds of studies that support that conclusion, but latch onto the one study they can find that casts doubt on this view. This is also known as cognitive bias.

“We find that people will take a flight from facts to protect all kinds of belief including their religious belief, their political beliefs, and even simple personal beliefs such as whether they are good at choosing a web browser,” said one of the researchers, Troy Campbell from the University of Oregon.

“People treat facts as relevant more when the facts tend to support their opinions. When the facts are against their opinions, they don’t necessarily deny the facts, but they say the facts are less relevant.”

This conclusion was based on a series of new interviews, as well as a meta-analysis of the research that’s been published on the topic, and was presented in a symposium called over the weekend as part of the Society for Personality and Social Psychology annual convention in San Antonio.vv

The research has yet to be published, so isn’t conclusive, but the results suggest that simply focussing on the evidence and data isn’t enough to change someone’s mind about a particular topic, seeing as they’ll most likely have their own ‘facts’ to fire back at you.

“Where there is conflict over societal risks – from climate change to nuclear-power safety to impacts of gun control laws, both sides invoke the mantel of science,” said one of the team, Dan Kahan from Yale University.

Instead, the researchers recommend looking into the ‘roots’ of people’s unwillingness to accept scientific consensus, and trying to find common ground to introduce new ideas.

So where is this denial of science coming from? A big part of the problem, the researchers found, is that people associate scientific conclusions with political or social affiliations.

New research conducted by Kahan showed that people have actually always cherry picked facts when it comes to science – that’s nothing new. But it hasn’t been such a big problem in the past, because scientific conclusions were usually agreed on by political and cultural leaders, and promoted as being in the public’s best interests.

Now, scientific facts are being wielded like weapons in a struggle for cultural supremacy, Kahan told Melissa Healy over at the LA Times, and the result is a “polluted science communication environment”.

So how can we do better?

“Rather than taking on people’s surface attitudes directly, tailor the message so that it aligns with their motivation,” said Hornsey. “So with climate skeptics, for example, you find out what they can agree on and then frame climate messages to align with these.”

The researchers are still gather dating for a peer-reviewed publication on their findings, but they presented their work to the scientific community for further dissemination and discussion in the meantime.

Hornsey told the LA Times that the stakes are too high to continue to ignore the ‘anti-enlightenment movement’.

“Anti-vaccination movements cost lives,” said Hornsey. “Climate change skepticism slows the global response to the greatest social, economic and ecological threat of our time.”

“We grew up in an era when it was just presumed that reason and evidence were the ways to understand important issues; not fear, vested interests, tradition or faith,” he added. “But the rise of climate skepticism and the anti-vaccination movement made us realise that these enlightenment values are under attack.”

Ubasute, braktisja e të moshuarve japonezë nëpër pyje, legjendë apo fakt historik?

Ubasute, braktisja e të moshuarve japonezë nëpër pyje, legjendë apo fakt historik?

Legjenda i ka fillesat në periudhat e vështira të zisë së bukës, ku familjet japoneze detyroheshin të braktisnin të moshuarit e tyre në pyll. Ja se çfarë ka ndodhur – nëse realisht është e vërtetë

31

Praktika e Ubasute-s shënon një periudhë të errët në historinë e Japonisë, por a ka ndodhur realisht? Rrënjët e supozuara të saj shkojnë shumë pas në kohë, në të shkuarën e largët të Japonisë, dhe ngjarjet që ajo përshkruan janë sa mizore aq edhe trishtuese. I përkthyer fjalë për fjalë si “të braktisësh një grua të moshuar”, legjenda flet për familjet që përballeshin me kushte veçanërisht të vështira, të cilat i detyroheshin të ndërmerrnin këtë akt ekstrem, duke bërë që bijtë të çonin nënat e tyre të moshuara në majën e një mali dhe t’i braktisnin aty, duke i lënë ato gra të brishta të vdisnin nga uria, në një përpjekje të dëshpëruar për të shkurtuar shpenzimet gjatë periudhës së zisë së bukës. Ndërsa shumëkush beson se dëshmitë e këtyre praktikave janë krejtësisht të rreme, ka të tjerë që thonë se Ubasute ndikoi në krijimin e pyjeve famëkeqë të vetëvrasjeve në Japoni, të cilat vetëm sa i shtojnë velin legjendar kësaj praktike të lashtë.

Origjina e Ubasute-s

Nëse argëtohemi me idenë se këto legjenda janë të vërteta, miti i Ubasute-s vijon si më poshtë. Mbizotërimi i kësaj praktike, i përgjigjej direkt kushteve të nivelit ekonomik të një zone të caktuar, ku vitet e thatësirës apo zia e bukës do të zhysnin në mjerim shumë familje japoneze. Nëse si rezultat i shirave të jashtëzakonisht të pakët apo të shumtë, insekteve që shfarosnin të mbjellat, apo shkatërrimet në bujqësi si pasojë e shpërthimeve vullkanike – si ajo e Malit Asama në vitin 1783, që do të shënonte fillimin e zisë së madhe të Tenmeit – nuk ishte krejtësisht e pazakontë që prodhimi bujqësor të rrudhej ndjeshëm, duke çuar në periudha vuajtjesh të padurueshme, që asnjë komb nuk do të donte ndonjëherë t’i ripërjetonte.

Me racionet e pakta ushqimore dhe gojët e shumta për t’u ushqyer, kushtet mjerane i detyruan familjet japoneze të marrin masa ekstreme për të siguruar mbijetesën. Dhe sipas folklorit, kjo është pikërisht mënyra se si vepruan. Duke kufizuar numrin e gojëve për t’u ushqyer, me racionet tashmë të pakta të ushqimit, mundet të shtyhej edhe më tej. Për fatin e keq të pleqve të familjes, të cilët s’mund të punonin apo kujdeseshin për veten e tyre, termi “peshë e vdekur” do të merrte një kuptim të mirëfilltë, duke e bërë largimin e tyre zgjedhjen më praktike në ato kushte.

Praktika

Sado e pabesueshme që mund të duket, janë detajet ato që e bëjnë aq bindëse legjendën e Ubasute-s. Fillimisht, një familje do të zgjidhte një të moshuar, zakonisht një grua për ta “dëbuar” nga shtëpia. Duke e mbajtur mbi shpinë, djali i gruas plakë do të ecte deri në majën e një mali, ndërsa këpuste rrugës degë të vogla pemesh dhe i hidhte përtokë, për të gjetur rrugën e kthimit.

Pasi mbërrinin majën, djali do ta linte aty nënën e tij dhe fillonte zbritjen. Gruaja e moshuar nuk do të bënte asgjë më shumë se sa të priste vetëm natë pas nate, deri sa të vdiste për shkak të urisë, dehidratimit, apo hipotermisë, apo një kombinimi veçantërisht të tmerrshëm që përfshinte të gjitha elementët e mësipërm. Jo të gjitha legjendat flisnin për gra të moshuara që çoheshin në majat e maleve; disa familje prireshin të braktisin të dashurit e tyre brenda një zone tejet të pyllëzuar.

Dhe kjo për shkak se objektivi kryesor ishte vendosja e të moshuarës në një vend ku ushqimi, strehimi dhe kontakti njerëzor të ishte sa më i rrallë në mos i pamundur, dhe më në fund do të garantonte vdekjen e sigurtë – ndonëse një fund të ngadaltë dhe të dhimbshëm. Disa madje spekulojnë se famëkeqi “Pylli i Vetëvrasjeve” Aokigahara, i cili qëndron në këmbët e malit Fuxhi, ka shërbyer si një vend braktisjeje Ubasute.

Pavarësisht hollësive të shumta pas kësaj legjende, nuk ekzistojnë prova reale që konfirmojnë ekzistencën e Ubasute-s – më së paku jo një praktikë apo traditë e zakonshme apo edhe e pazakontë kulturore.  Megjithatë në vitin 2015, 63-vjeçari japonez Katsuo Kurakava pranoi se kishte kryer pikërisht atë që përshkruan legjenda. Pasi tërmeti dhe cunami i vitit 2011 i shkatërroi shtëpinë e tij në Sanmu, motra e tij 60-vjeçare Saçiko u plagos dhe mbeti me aftësi të kufizuara, duke hasur shumë vështirësi për të ecur vetë. “Ne nuk mund të jetonim në shtëpinë tonë pas katastrofës, dhe motra ime u shndërrua në një barrë”- i tha Kurokava policisë.

Me asnjë vend për të jetuar dhe një motër në nevojë për një kujdes të imtësishëm shëndetësor, i moshuari Kurakava pranoi se i dha të motrës një copë bukë para transportimit të saj në një zonë të largët të prefekturës Çiba, ku e ai braktisi gruan e sëmurë dhe e la të vdesë. Ndonëse e paimagjinueshme për shumë njerëz, Kurakava nuk është personi i vetëm që ka praktuar Ubasute-n, e njohur ndryshe si senicid në shumë vende të botës.

Në fakt, vrasja ceremoniale e pleqve kanë ndodhur në kohë dhe vende të ndryshme, nga romakët e lashtë që i hidhnin në lumin Tiber burrat mbi moshën 60-vjeç, tek praktika indiane e Talaikotalit, një formë e paligjshme por bashkëkohore e eutanazisë së pavullnetshme, ku anëtarët më të rinj të familjes vrasin në mënyrë ceremoniale pjesëtarët më të moshuar. Ashtu si të gjitha format e tjera të senicidit, vështirësitë ekonomike janë ato që kanë diktuar Talaikotalin, edhe pse gati gjysma e të anketuarve e cilësojnë këtë praktikë më shumë si një vrasje për mëshirë, duke i lehtësuar nga vuajtjet prindërit e sëmurë apo ata me aftësi të kufizuara.

Pleqtë japonezë kanë sot një peshë shumë më të ndryshme, se sa mund të sugjerojnë rrëfimet e praktikave Ubasute. Shteti japonez e trajton të moshuarin me një prioritet madhor, dhe në vitin 2000 filloi zbatimi i një sistemi të sigurimit afatgjatë, që i ndihmon familjet japoneze të garantojnë kujdesin më të mirë të mundshëm për të afërmit e tyre të moshuar.

Si të ndezim zjarr vetëm me një limon (video)

Si të ndezim zjarr vetëm me një limon (video)
Si të ndezim zjarr vetëm me një limon (video)
Autori: Lajmi.netFunKuriozitete1:35, 23 November 2016
 27
Në këtë video do të shihni se si mund të përdorim një kokërr limon për të ndezur një zjarr. Na duhen: një kokërr limon, pesë kapëse metalike, pesë thumba, dy fisha dhe pak letër e fije për t’u djegur.

Marrim limonin e fërkojmë me të dyja duart e vendosim në tavolinë në formë vertikale, më pas vendosim horizontalisht kapset metalike me një diferencë të vogël hapësire midis tyre, paralel me to vendosim dhe pesë thumbat.

I lidhim ato me tel mes tyre nga kapësja metalike e parë me thumbin e dytë kështu me rradhë, kapësja e parë dhe e fundit ngelen e pa lidhur. Në to lidhim fishat, majat e tyre i zhveshim dhe afrojmë një letër dhe ja krijuam një zjarr me mjete primitive.Për më shumë detaje shikoni videon.

Fjalët kyçe: limona, zjarr

Vijat në lëkurë mund të hiqen edhe natyrshëm

Vijat në lëkurë mund të hiqen edhe natyrshëm

Shenjat e çarjes së lëkurës - striat

Shenjat e çarjes së lëkurës – striat

Sipas dermatologëve, vijat në lëkurë janë një dukuri mjaft e zakonshme tek femrat  dhe vijnë si rezultat i shtimit apo rënies shpejtë nga pesha. Zakonisht, ato shfaqen në zonat ku kamë tepër yndyrë, si për shembull në bark, tek të pasmet, tek kofshët etj. Pavarësisht shumë trajtimeve që qarkullojnë në klinika dhe qendra të ndryshme dermatologjike, të cilat në realitet, nuk ju garantojnë largimin 100% të tyre, ekzistojnë disa mënyra natyrale, pa efekte anësore, të cilat nuk humbisni asgjë ne rast se ju jepni një shans dhe i provoni!

Ato, ashtu si çdo trajtim tjetër, nuk mund t’ju garantojnë  largimin e shenjave plotësisht, por, në rastin më të keq, do largojnë sasinë më të madhe të tyre.
1. Lëng patateje -Lëngu i patates ndihmon shumë në largimin e shenjave në lëkurë.
Ajo përmban shumë elemente të cilat japin një ndihmë të veçantë në largimin e tyre. Për shkak të prezencës së madhe të antioksidantëve, bëhet e mundur që dëmtimi i qelizave, përfshirë këtu edhe të lëkurës tuaj, të ndalohet apo të parandalohet. Përbërësit: 1 patate në madhësi mesatare dhe ujë të ngrohtë. Priteni pataten në copa të mëdha me anë të një thike dhe vendosini ato mbi vijat në lëkurën tuaj. Lërini aty për rreth 10 minuta dhe më pas, shpëlajeni vendin me ujë të ngrohtë.

2. Aloe Vera – Aloe Vera është një ndër bimët më të njohura për kurimin dhe largimin e shenjave dhe vijave në lëkurë. Ajo përmban kolagjen, një ndër proteinat më të fuqishme për pastrimin dhe elasticitetin e lëkurës. Ky element ndihmon jashtë mase në largimin dhe parandalimin e rrudhave dhe gjithashtu, e bën lëkurën më elastike se më parë. Përbërësit: një copë Aloe Vera dhe ujë. Priteni me thikë Aloe vera-n për të pasur kontakt me pjesën xhelatinoze të saj që gjendet poshtë cipës jeshile. Lyejeni vendin me vijat në lëkurë me këtë xhel dhe lëreni aty për rreth 3 orësh. Më pas shpëlajeni.

3. Lëng limoni – Lëngu i limonit është jashtëzakonisht i rëndësishëm në ndihmën që jep për largimin e vijave në lëkurë. I pasur me vitaminë C dhe acid Alpha hidroksid (AHA), i njohur gjithashtu si elementi që prodhon kolagjenin. Në rast se do keni lexuar pak më sipër, e dini mjaft mirë se pse kolagjeni është kaq thelbësor! Përbërësit: 1 kokërr limoni dhe ujë të ngrohtë. Prejeni limonin në gjysmë dhe fërkojeni pjesën me vijat në lëkurë me këtë limon duke e lyer plotësisht me lëngun e tij. Lëreni ashtu për rreth 10 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

4. Vaji i ullirit – Vaji i ullirit përmban 4 antioksidantët më të fuqishëm! Antioksidantë të cilët shërbejnë si pastrues, hidratues, mbrojtës dhe regjenerues të lëkurës. Përveç këtyre antioksidantëve, gjithashtu vaji i ullirit përmban vitaminë A dhe E. Vitamina E ndihmon ndihmon në zhdukjen dhe eliminimin  elementëve të cilët dëmtojnë kolagjenin. Vitamina A stimulon qelizat e lëkurës dhe parandalon rudhat dhe shenjat në lëkurë duke rritur qarkullimin e gjakut në sipërfaqen e lëkurës. Përbërësit: vaj ulliri dhe ujë. Masazhojne butë në sipërfaqen e lëkurës dhe më pas,  pastrojeni atë zone.

E jashtëzakonshme: Biznesmeni kosovar ia numëron 90 mijë euro babait të vajzës së sëmurë (Video)

E jashtëzakonshme: Biznesmeni kosovar ia numëron 90 mijë euro babait të vajzës së sëmurë (Video)

E jashtëzakonshme: Biznesmeni kosovar ia numëron 90 mijë euro babait të vajzës së sëmurë (Video) GAZETAEXPRESSE mërkurë, 23 Nentor 2016 17:24

Fatime Uka është një 20 vjeçare nga Mitrovica e cila vuan nga sëmundja e cerozës së mëlçisë. Vajza ka nevojë për transplantim të cerrozës dhe operacioni kryhet në Gjermani, e që kap shumën 150 mijë euro.

Është biznesmeni nga Fushë-Kosova, Xhelal Gashi i cili ka treguar për “Indeksonline” se ai bashkë me miq të tij kanë arritur t`i mbledhin rreth 90 mijë euro për ta ndihmuar Fatimen.

Bashkë me ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë prej 30 mijë eurove, Gashi ka thënë se janë mbledhur 120 mijë dhe mungojnë 30 mijë të tjera. Biznesmeni ka treguar që nuk e njeh vajzën familjarisht, thjeshtë ka shprehur vullnet që ta ndihmojë atë.

“Nuk e njoh as nuk e kam të familjes por kanë kërkuar ndihmë familja e saj pasi e kanë ditur se kam mundësi.  E kam marrë iniciativën për t`i ndihmuar. Ajo është 20 vjeçare dhe është e sëmurë prej cerozës së mëlçisë. Ka nevojë ta bëjë transplantimin e cirrozës që bëhet në Gjermani dhe kushton 150 mijë euro. Më janë bashkangjitur shumë shokë e miq të mi dhe kemi kontribuar edhe ne me rreth 90 mijë euro, përveç Ministrisë që ka kontribuar me 30 mijë”, është shprehur Gashi për “Indeksonline”.

Ai ka sqaruar tutje se nesër në Fushë-Kosovë (24 nëntor) në Shtëpinë e Kulturës do të mbahet një koncert humanitar nga ora 18:00 dhe hyrja do të jetë 5 euro.

Gashi ka thënë se do të ndihmojnë edhe Vala me Ipko-n, andaj bashkërisht me paratë e mbledhura nga koncerti pritet që të mblidhet shuma prej 150 mijë euro.

“Ajo çdo sekond e ka jetën në rrezik dhe çdo cent për të është i madh. Nesër ia kemi organizuar një koncert humanitar në Shtëpinë e Kulturës në Fushë-Kosovë,ku do të marrin pjesë njerëz të estradës, hyrja është 5 euro. Na ka mundësuar komuna. Prej orës 18:00 nis koncerti. Shpresoj që ajo shumë nga koncerti, si dhe ajo e Valës dhe Ipkos të kontribuojnë dhe të mbërrihet shuma për ta nisur në Gjermani”, ka thënë ai.

Ndryshe, Xhelal Gashi është pronar i restorant “Pentagon” në Prishtinë, i cili ka apeluar tek të gjithë që kanë mundësi t`i ndihmojnë personat që kanë nevojë. /Indeksonline/

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FIndeksonlineOfficial%2Fvideos%2F1078990362198643%2F&show_text=0&width=400

 

11 gjëra që njerëzit e zgjuar nuk i thonë kurrë

11 gjëra që njerëzit e zgjuar nuk i thonë kurrë

11 gjëra që njerëzit e zgjuar nuk i thonë kurrë

a1

1. “Nuk është e drejtë”

Gjithkush e di se jeta nuk është e drejtë. Duke thënë se nuk është e drejtë, tregon që ju mendoni se jeta supozohet të jetë e drejtë, gjë e cila ju bën të dukeni të papjekur dhe naivë. Nëse nuk dëshironi të dukeni keq, ju duhet t’u përmbaheni fakteve, të qëndroni konstruktivë, dhe të lini mënjanë interpretimin tuaj. Për shembull, ju mund të thoni: “Kam vënë re se ke caktuar Anën, për atë projektin e madh, për të cilin unë isha duke shpresuar. A mund të më thoni se çfarë ju bëri ta merrni atë vendim? Unë do të doja të dija, pse menduat që unë nuk isha i përshtatshëm, me qëllim që unë të punoj për të përmirësuar ato aftësi”.

2. “Kështë është bërë gjithmonë”

Ndryshimet e nxitur nga teknologjia po ndodhin kaq shpejt, saqë edhe një proces gjashtë mujor mund të jetë i vjetëruar. Të thoni që kjo është mënyra se si është bërë gjithmonë, jo vetëm që ju bën të tingëlloni dembel dhe rezistentë ndaj ndryshimit, por edhe mund ta bëjë shefin juaj që të pyesë veten, pse ju nuk keni provuar t’i përmirësoni vetë gjërat. Nëse jeni vërtetë duke bërë gjërat në mënyrën që janë bërë gjithmonë, atëherë ka pothuajse me siguri një mënyrë më të mirë.

3. “Pa problem”

Kur dikush ju pyet për të bërë diçka, ose ju falenderon kur keni bërë diçka, dhe ju u thoni “pa problem”, ju lini të kuptohet se kërkesa e tyre duhej të kishte qenë problem. Kjo i bën njerëzit të ndihen sikur ju janë imponuar. Ajo që duhet të bëni në vend të kësaj, është t’u tregoni njerëzve se jeni të lumtur që keni bërë punën tuaj. Thojini diçka si: “Ishte kënaqësi për mua”, ose “Jam i lumtur të merrem me këtë”. Eshtë një ndryshim i lehtë në të folur, por që ka një ndikim të madh tek njerëzit.

4. “Unë mendoj … / Kjo mund të jetë gjithësesi nëj ide kot … /Do të bëj një pyetje budallaqe”

Këto fraza tepër pasive e gërryejnë në çast kredibilitetin tuaj. Edhe në qoftë se ju i pasoni këto fraza me një ide të madhe, ato sugjerojnë që ju mungon besimi, gjë që i bën njerëzit me të cilët jeni duke folur, ta humbasin besimin tek ju. Mos u bëni kritiku më i keq i vetes suaj. Nëse ju nuk jeni të sigurt në atë që ju jeni duke thënë, askush tjetër nuk do të jetë. Dhe, në qoftë se ju me të vërtetë nuk e dini diçka, duhet të thoni: “Unë nuk e kam atë informacion tani, por do të informohem dhe do të flasims ërish”.

5. “Kjo do të kërkojë vetëm një minutë”

Të thoni që diçka që vetëm merr një minutë, kjo dëmton aftësitë tuaja dhe jep përshtypjen se ju nxitoni në detyrat që kryeni. Nëse ju do ta përfundoni vërtetë detyrën në 60 sekonda, ndjehuni të lirë për të thënë që nuk do të marrë shumë kohë, por mos e bëni të tingëllojë sikur detyra mund të përfundojë më shpejt nga sa do të ndodhë realisht.

6. “Do të përpiqem”

Ashtu si fjala “mendoj”, edhe “përpiqem” tingëllon si tentativë dhe sugjeron që ju mungon besimi në aftësinë tuaj për ta ekzekutuar detyrën. Zotëroni plotësisht aftësitë tuaja. Nëse po kërkoni të bëni diçka, ose angazhohuni për ta bërë ose ofroni një alternativë, por mos thoni se do të provoni, sepse kjo tingëllon sikur ju nuk do të përpiqeni aq fort.

7. “Ai është dembel / i paaftë …”

Nuk ke asnjë avantazh nëse thua një gjë të dëmshme për një koleg. Nëse deklarata juaj është e saktë, me siguri të gjithë e dinë tashmë, kështu që nuk ka nevojë ta vësh në dukje. Nëse është e pasaktë, atëherë do të përfundoni ju duke u dukur si budalla. Do të ketë gjithmonë njerëz të vrazhdë apo të paaftë në vendin e punës, dhe shanset janë që të gjithë e dinë se cilët janë ata. Nëse nuk ke fuqinë t’i ndihmosh të përmirësohen apo t’i largosh nga puna, atëherë nuk ke asgjë për të fituar duke thënë me zë të larta paaftësinë e tyre. Nëse e bëni, kjo duket si një përpjekje e pasigurtë për t’u dukur vetë më mirë. Zemërgurësia juaj do të kthehet kundër jush, teksa kolegët do të japin mendime negative për ju.

8. “Ky nuk është përshkrimi im i punës”

Kjo frazë shpesh herë sarkastike ju bën të tingëlloni, sikur jeni të gatshëm për të bërë vetëm minimumin e nevojshëm për të marrë rrogën, gjë e cila është e keqe nëse ju pëlqen siguria në punë. Nëse shefi juaj ju kërkon për të bërë diçka që ju mendoni se është e papërshtatshme për pozicionin tuaj, lëvizja më e mirë është ta përfundoni detyrën me zell. Më vonë, planifikoni një bisedë me shefin për të diskutuar rolin tuaj në vendin e punës, dhe nëse përshkrimi juaj i punës ka nevojë për një përditësim.

9. “Nuk është faji im”

Nuk është kurrë ide e mirë që të hedhësh fajin. Bëhuni të përgjegjshëm. Nëse keni pasur ndonjë rol – pa marrë parasysh sa i vogël, në një gjë që ka shkuar keq, merreni përsipër. Nëse jo, ofroni një shpjegim objektiv, të paanshëm të asaj që ndodhi. Qëndrojuni faktev, dhe lini shefin juaj dhe kolegët që të nxjerrin përfundimet e tyre, për atë se kush duhet fajësuar. Në momentin që ju filloni duke treguar me gisht, atëherë njerëzit fillojnë t’ju shohin si një person, të cilit i mungon përgjegjshmëria për veprimet e veta. Kjo i bën njerëzit nervozë. Disa do të shmangin të punuarit me ju, të tjerë do ju fajësojnë të parët, kur diçka shkon keq.

10. “Nuk mundem”

“NUk mundem” është vëllai binjak i “Nuk është faji im”. Njerëzit nuk duan të dëgjojnë “Nuk mundem”, sepse ata mendojnë që kjo nënkupton “Nuk dua”. Të thuash “Nuk mundem”, do të thotë që nuk je gati të bësh atë që duhet për të përfunduar detyrën. Nëse vërtetë nuk mund ta bëni një gjë, për shkak se vërtetë ju mungojnë aftësitë e nevojshme, duhet të ofroni një zgjidhje alternative. Në vend të thoni atë që nuk mundeni, thoni atë që mundeni të bëni. Për shembull, në vend që të thoni “Nuk mund të rri vonë sonte”, thoni “Unë mund të vij herët në mëngjes, nesër. A ju bën punë?”

11. “E urrej këtë punë”.

E fundit gjë që çdokush dëshiron të dëgjojë në punë, është se sa e urrejnë punën. Kjo ju etiketon si person negativ dhe ul moralin e grupit. Shefat janë të shpejtë për të pikasur këta tipa që ulin moralin, dhe e dinë që ka gjithmonë zëvendësues entuziastë që presin prapa derës. /bota.al

Mjeku që “vdiq” dhe u rikthye në jetë tregon tmerrin që përjetoi

Mjeku që “vdiq” dhe u rikthye në jetë tregon tmerrin që përjetoi

Nëse Amber, vajza e vogël që ra në koma, kur u rikthye tha se kishte parë parajsën, mjeku Rajiv Parti tregon të kundërtën. Në një rrëfim për të përditshmen britanike “DailyMail” mjeku anestezist rrëfen tmerrin që përjetoi kur zemra e tij pushoi në sallë të operacionit.

Ai tregon se ishte në ferr… ku dëgjoi ulërimat e shpirtrave që digjeshin.

Por si nis historia e Parti?

Si shef i anestezisë në spitalin ku punonte, ai sigurohej gjithnjë që pacientët të ishin totalisht nën anestezi. Por gjatë karrierës 25 – vjeçare, jo pak herë i kishte ndodhur që kur ata zgjoheshin t’i rrëfenin se kishin parë gjithçka kishte ndodhur në sallë.

Sigurisht gjithnjë kishte menduar se ishin histori pa kuptim dhe nuk ua vinte veshin.

Madje ai tallej me ta dhe në pak ditë, pacienti ishte ‘anektoda’ e radhës.

Për “DailyMail” mjeku tregon se bashkë më gruan kishin një jetë të bukur, nuk u mungonin paratë e kërkonin gjithnjë më të mirën, më luksozen.

Ai ishte i egër me fëmijët, njësoj si babai e gjyshi i tij, pasi ata nuk i bindeshin për të vijuar në hapat e tij si mjek.

Megjithatë, Parti kishte një jetë thuajse perfekte, derisa në 2008 –ën, në moshën 51 – vjeçare u sëmur nga kanceri i prostatës.

Sigurisht mundësitë i kishte, kështuqë mori kirurgun më të mirë për të kryer operacionin, e ndonëse ky i fundit i tha se gjithçka do të shkonte mirë, në fakt nuk ndodhi kështu.

Pas shumë komplikacioneve e ndërhyrjeve, 5 të tilla brenda vitit, Parti u përkeqësua dhe iu nënshtrua një tjetër ndërhyrje.

Këtë herë, kur anestezia bëri punën e saj, mjeku e gjeti veten mbi trupin e tij, duke parë kirurgët që kryenin operacion mbi të.

Ai kujton se gjithçka ishte e gjallë dhe me detaje. Madje nuk shihte vetëm sallën e operacionit, por edhe imazhe të tjera, si nënën dhe motrën të ulura në kolltukun e shtëpisë së familjes, mijëra milje larg, në New Dehli, ku ishte rritur.

b2

“Fillova të kisha frikë. Çfarë po ndodhte? A do të rikthehesh më në trupin tim? A kisha vdekur?”

Por teksa paniku shtohej, gjithçka nisi të errësohej dhe ishte ky momenti kur Parti nisi të provonte një ndjenjë tjetër. “Një frikë të papërshkrueshme”, rrëfen ai.

“Dëgjoja ulërima nga dhimbjet dhe ankth. Tym dhe një erë të rëndë të mishit që digjet. E dija që isha në buzë të ferrit. U përpoqa t’ia mbathja, por ishte e pamundur. Një forcë e padukshme më mbante ndërsa një zë më flistë në kokë: “Ke bërë një jetë materialiste e egoiste”… e dija që ishte e vërtetë dhe më erdhi zor nga vetja. Përgjatë viteve kisha humbur empatinë për pacientët e mi.”

E në mesin e këtij paniku vendosi t’i lutej zotit: “Të lutem Zot më jep një shans tjetër”. 

Kur Rajiv Parti u zgjua nga operacioni dhe gjithçka kishte përjetuar ishte ende shumë e gjallë dhe reale.

Pasi u shërua, ai hoqi dorë nga pozicionin si shef i anestezisë në Bakersfield Heart Hospital në Kaliforni, hoqi dorë nga makina lukzose e vila që kishte dhe u zhvendos në një shtëpi të vogël./tvklan.al

Testi më i veçantë i inteligjencës me vetëm tri pyetje: sa jeni të zgjuar?

Testi më i veçantë i inteligjencës me vetëm tri pyetje: sa jeni të zgjuar?

Në hulumtim, 33 për qind e personave nuk dhanë asnjë përgjigje të saktë, e 83 për qind e tyre u përgjigjën gabimisht në së pakun një nga to. Pra, çdo i gjashti dha përgjigje të duhur.

Testimi ekstern

Testim

Testi më i shkurtër i inteligjencës në botë përbëhet nga vetëm tre pyetje, por vetëm një në gjashtë njerëz arrijnë të japin përgjigje të sakta! Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, duhet të dini bazat e matematikës, por edhe të keni kapacitete të të menduar logjik, transmeton Telegrafi.

Pyetjet janë:

1. Shkopi dhe topi bashkë kushtojnë 1.10 funte. Shkopi është për një funte më i shtrenjtë sesa topi. Sa është topi?

2. Nëse pesë makina për pesë minuta bëjnë pesë lapsa, për sa kohë 100 makina do të bëjnë 100 lapsa?

3. Liqeni ka nisur të mbulohet me zambakë të ujit. Çdo ditë hapësira që marrin dyfishohet. Për të mbuluar të gjithë liqenin, zambakëve ju duhen 48 ditë. Për sa kohë mund ta mbulojnë gjysmën e liqenit?

 

Ja pse njerëzit e vdekur varrosen dy metra nën dhe

Ja pse njerëzit e vdekur varrosen dy metra nën dhe
Autori: Lajmi.netFunKuriozitete21:36, 18 November 2016

Fraza “dy metra nën dhe” është gjithmonë sinonim i vdekjes, por a keni menduar ndonjëherë pse varri i një personi duhet gërmuar në një thellësi prej dy metrash?

Me sa duket e gjitha filloi në Angli në vitin 1655, kur murtaja bubonike goditi këtë vend. Kur murtaja bubonike u shfaq, kryetari i Londrës kishte nxjerrë një ligj se si duhet trajtuar kufomat për të parandaluar përhapjen e infeksionit. Asokohe ishte specifikuar se varret duhet hapur “të paktën dy metra thellë”, transmeton Telegrafi.

 Por në fund, rezultoi se nuk kishte pasur nevojë për ndonjë matje standarde të thellësisë së varrit. Ligji për gërmimin e varrit në një thellësi prej dy metrash, rezultoi të jetë i kotë asokohe, pasi që të vdekurit vazhduan të përhapnin infeksionin pasi që ishin të mbuluar nga pleshtat që bartnin sëmundjen tek të gjallët.

Në Amerikë, ky ligj ndryshon varësisht nga shteti. Në disa shtete, arkivoleve u hidhet dhe në një trashësi prej 18 inç. Por, edhe varret e cekëta konsiderohen si të pranueshme. Në disa shtete, thellësia e varrit shkon deri në katër metra, në mënyrë që të ketë më shumë hapësirë për të vdekurit e tjerë që do të futen në të njëjtin var, ku zakonisht varrosen të afërmit apo më të dashurit e tyre.

Por shtrohet pyetja, se në çfarë thellësie duhet të varroset një i vdekur? Nuk ka ndonjë matje universale. Madje në Britani të Madhe, vendimi për thellësinë e varrit varet nga të afërmit e të vdekurit, por zakonisht gërmohet në një thellësi të mjaftueshme që kafshët nuk do të mund të gërmonin dhe të nxjerrin mbetjet e arkivolit.